Në vitin 2017, bota humbi njerëz të famshëm të industrisë argëtuese, liderë, aktivistë dhe ikona të njohura.

Dy ishin gratë prapa vendimeve të rëndësishme të Gjykatës Supreme. Aktivistja e LGBT-së Edith Windsor, rasti i së cilës çoi në pranimin e martesës me gjini të njëjtë, e cila vdiq në muajin shtator në moshën 88-vjeçare.

Norma McCorvey, e cila ishte paditëse në Roe v. Wade, vdiq në muajin shkurt në moshën 69-vjeçare.

Bota mbajti zi për David Cassidy, idolli i adoleshentëve, i njohur për rolin e tij në The Partridge Family;Marry Tyler Moore, ylli i famshëm nga seriali i saj me të njëjtin emër i vitit 1970; dhe Tom Petty, këngëtari dhe tekstshkruesi, i cili e ndryshoi përgjithmonë muzikën amerikane.

Kryetari i bashkisë së San Francisco-s, Ed Lee, kryebashkiaku i parë aziatiko-amerikan, vdiq papritur këtë muaj në moshën 65-vjeçare, pasi u rëzua në supermarket, transmeton Klan Kosova.

Të tjerët që ndërruan jetë janë Zbigniew Brzezinski, i cili shërbeu si këshilltar i sigurisë kombëtare i Presidentit Jimmy Carter, lojtari i bejsbollit i dalë në pension Roy Halladay, dramaturgu Sam Shepard, legjenda e rock ‘n’ roll-it Chuck Berry dhe komedianët Don Rickles dhe Jerry Lewis.

Në videon e mëposhtme mund t’i hidhni një sy jetës së disa prej njerëzve që i humbëm në vitin 2017.