Trupi i një gruaje të paidentifukar është gjetur në një rrugë lokale në Gostivar.

Siç informojnë nga MPB, rasti është denoncuar në mëngjes pasi që një kalues i rastit ka vërejtur gruan e shtrirë, të palëvizshme në rrugën “Ivo Llolla Ribar”. Në vendin e ngjarjes më pas ka arritur ekip i policisë dhe ka sigururar vendin dhe është ftuar prokuror publik.

Në vijim është ekspertiza, pas së cilës duhet të qartësohet shkaku i vdekjes dhe identiteti i gruas.

Informatat fillestare sugjerojnë se vdekja e gruas ka ndodhur në mënyrë të dhunshme. Më tepër informata priten pas përfundimit të ekspertizës nga ana e prokurorit publik./Telegrafi