“E dëgjuat bisedën telefonike që tregon si vrasësit e vëllait të një gazetari, kërkojnë nga funksionarë dhe nga kryetari i BDI’së që në vend të tyre të fajësohet dikush që nuk e ka kryer vrasjen? Ju shkon ndërmend të pyesni veten nga kjo afërsi e drejtuesve të BDI’së me vrasës të njerëzve të pafajshëm? Pastaj, e kuptoni tani pse drejtuesit e BDI’së aq nguteshin të miratohej ligji ndëshkues për ata që do i publikojnë ‘bombat’, e që do i shpalosnin fytyrat kriminele të disa drejtuesve të lartë të kësaj partie? Sidoqoftë, ka ardhur çasti kur duhet ta dëshmojmë vetëdijen kolektive, kur duhet të ngremë zërin kundër kriminelëve të BDI’së, e të cilët, votën shqiptare e përdorën për të shkelur mbi kufomat tona. Andaj mos heshtni, sepse i barabartë me vrasësit dhe kriminelët, është edhe ai që shtiret se as sheh, as dëgjon gjë. Le t’i mbrojmë edhe gjithë ata që i shpalosin këto të vërteta dhe le ta paralajmërojmë Qeverinë e Maqedonisë se nuk do lejojmë ta burgosë e dënohej të vërtetën dhe pafajësinë, vetëm që t’i mbrojë kriminelët e BDI’së!” (Kim Mehmeti)