Me bllokim dyorësh të pikë e pagesës afër Zhelinës në autostradën Tetovë-Shkup, punonjësit e “Jugohrom Feroaljos” e shprehën pakënaqësinë e tyre nga vendimi i djeshëm i Inspektorati shtetëror për mjedisin jetësor me të cilin vazhdohet ndalesa për punë e kombinatit për 90 ditë shtesë sepse ende nuk është vendosur sistemi për filtrimin e oxhaqeve të fabrikës.
Punonjësit kërkojnë të hiqet vendimi, i cili sipas tyre, është i paarsyeshëm dhe të ristartojë fabrika. Paralajmëruan se nëse nuk u përgjigjen pozitivisht në kërkesat, do t’i radikalizojnë protestat.
“Protestën sot e organizuam që të ndikojmë Qeveria të marrë vendim pozitiv kundër shkyçjes së paarsyeshme të furrave nga puna. Me këtë do t’i jepet fund pasigurisë rreth ekzistencës të 700 të punësuarve. Nëse kjo nuk ndodh, prej nesër shteti do të ketë 700 të papunë të rinj”, deklaroi Svetislav Spasovski nga Sindikata e “Jugokromit”.
Sindikalistët thonë se janë në kontakt të vazhdueshëm me udhëheqësin nga “Jugohromi” dhe se u besojnë paralajmërime të tyre se do të vendoset sistemi për filtrim si kusht për fillim të sërishëm së punës të kombinatit.
Punonjësit presin përgjigje pozitive nga institucionet pasi dje nga udhëheqësia e fabrikës paralajmëruan se më nuk do t’i paguajnë si në tre muajt e fundit kur dërgoheshin në pushim të detyruar dhe marrin 70 për qind nga paga.(MIA)