Dy kamerierë të punësuar në kantinë në Ministrinë e Brendshme janë të infektuar me coronavirus, ndërsa këto ditë ata i kanë shërbyer zv. ministren e Brendshme Slavjanka Petrovska dhe Drejtorin e Sigurisë Publike Sasho Tasevskin.

“Shërbimet e ekspertëve në Ministrinë e Brendshme kanë krijuar kontakte me epidemiologët dhe po merren masa të mëtejshme”, thonë nga Ministria e Brendshme.