Presidenti i zgjedhur i Francës, Emanuel Makro do të takohet për herë të parë me homologun e tij amerikan, Donald Trump me 25 maj në Bruksel, në samitin e NATO-s. Kjo është bërë e ditur nga Shtëpia e Bardhë, pas një telefonate mes dy presidentëve.
“Presidenti Trump ka shprehur dëshirën e tij për të punuar ngushtë me Presidentin e zgjedhur Makron, për të përballuar sfidat e përbashkëta”, shkruhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë. Më tej Trump gjatë telefonatës theksoi traditën e gjatë dhe të fortë të bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatit të saj të vjetër, Francës.
Te djelën menjëherë pas fitores, presidenti amerikan e uroi Emanuel Makron permes një mesazhi në Tuitër dhe shprehu dëshirën për ta takuar atë sa me shpejt.