Qytetarët e Lagjes së trimave kanë nisur të tubohen për marshin e 9 majit në përkujtim të ngjarjeve të 9 dhe 10 majit të vitit të kaluar kur në Lagjen e trimave ndodhi një përleshje midis forcave të policisë dhe grupit të armatosur,.

Situata në Lagjen e trimave është e qetë, ndërsa në rrugën që kanë ndodhur luftimet tashmë janë tubuar një numër i konsiderueshëm protestuesish të cilët sot do të japin mesazhin e tyre të fuqishëm se nuk duan që të përsëriten ngjarje të tilla në Kumanovë dhe askund tjetër.

Këshilli Organizativ ka paralajmëruar se do të mbaj edhe një Akademi Solemne ku do të shpërndahen mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan me ndihmat e tyre për rikthimin në jetë të Lagjes së Trimave. Por, kjo Akademi Solemne do të mbahet në një kohë tjetër.