Sipas  informacioneve të Televizionit Telma, në këto momente sapo është vendosur:

Zgjedhje më 5 qërshor.

Sonte në 23:30 në seancë të jashtëzakonshme do të shfuqizohet vendimi për shpërbërjen e Kuvendit.

VMRO do të pranojë propozimet e ndërmjetësit Piter VanHojte për mediumet dhe do të fillojë menjëherë kryqëzimi i databazëve dhe pastrimi i listës zgjedhore, raporton fol.mk

Edhe në këtë rast BDI dhe PDSH e shpëtuan partnerin e tyre VMRO-DPMNE nga “pat” pozicioni në të cilën u gjend. /fol.mk

Burime brenda    LSDM-se  pranojn 5  Qershorin   si datë për zgjedhjet, dhe në kthim VMRO – DPMNE pranon  arritjen e marrëveshjes  për rregullimin e  ligjit  te mediave dhe pranojnë  e propozimin   e ekspertit belg Vanhaute.

Nga  burime  diplomatike  për 24 News thanë se  ka  një iniciativë për të shtyrë datën për shpërbërjen e Parlamentit dhe  mbajtjen e  zgjedhjeve me 5 qershor – ky propozim është në orëve të fundit të negociatave intensive mes  zyrtarëve ndërkombëtarë dhe partive politike. Sipas disa burimeve   për opozitën është e përballueshme kjo iniciativë, por vetëm nëse arrihet marrëveshja  sonte.

Burime të  LSDM-së për  24 News thonë se kanë bërë  kompromis të madh për mediat dhe pika më e diskutueshme mbetet përbërja e  agjencisë së mediave. 

Sipas burimeve parlamentare  per 24 News mbetet një alternativë, nëse nuk ka marrëveshje per mediat, dhe LSDM-ja nuk mund të votojë, VMRO DPMNE, BDI, PDSH dhe të votojnë për këtë iniciativë./fol.mk