MJAFTUESHËM NA STRESUAT DHE VARFËRUAT, KOHA ËSHTË TË IKNI- DEMOKRACIA ËSHTË E QYTETARIT !

Demokracia është pjesmarje,dialog, kulturë qytetari. Ajo kërkon konsensuse, marëveshje dhe respektim të tyre, kompromise, tolerancë dhe mirkuptim.Demokracia nuk kërkon të negocohet për çështje që janë të panegociushme siç janë të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të drejtat universale të garantuara me norma ndërkombëtare.

Demokracia kërkon decentralizim të pushtetit,ekuilibrim të interesave në shoqëri, sundim të së drejtës ,shtetin ligjorë dhe barazi të individit dhe kolektiviteteve.Ajo synon postulatin universal që secili para ligjit është i barabartë.Pra demokracia,nuk lejon që establishmenti pushtetar si këtu në Maqedoni për shkak të kriminalitetit me përmasa gallopante, të mundë të maltretojë psigjikisht qytetarët e vetë duke i stresuar pas gjithë kësaj hajnije me kriza të sajuara vetëm vetëm për të krijuar mjegulla dhe për të fshehur shpërdorimet e tyre dhe për të mos mundur ti gjejë drejtësia.

Poashtu demokracia nuk lejon që një grupacion politik të mundohet të emocionoj ndjenjat e një etnikumi me vendosje të simbolit kombëtarë në rethrrotullim për të nxitur grupacionin tjetër me të cilën qëndron në ortaki qeverisëse një dekadë që këtyre ndenjave tu kundërpërgjigjet me një kryq me naltësi pre 55 metrave.

Miopia politike manipulative e grupacionit të rethrrotullimit dhe shizofrenia e grupacionit të kryqit , jo vetëm se cënojnë demokracinë si sistem por ata deformojnë në çdo aspekt ndjenjat dhe shpirtërat e qytetarëve pavarësishtë nga përkatësia e tyre etnike dhe fetare.Miq të dashur, vendi gjendet në duart dhe në fuqinë pushtetare të matrapazëve. Këta mjaftueshëm,stresuan dhe varfëruan qytetarët e këtijë vendi. Koha është të largohen vetë ose ti largojmë ne.

Pas mesnate sonte, çdo qytetarë duhet të vlerësojë vetë, se hajdutokratët duhet larguar me votën e lirë apo……!

Qenan Aliu

 

Shkrimi është shkruar enkas për Fol.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Fol.mk dhe autori, sipas marëveshjes ndërmjet tyre.