Qyteti turk i Bodrumit, ku u regjistrua tërmeti i fuqishëm prej 6.7 ballë i shkallës rihter, është ndër destinacionet e preferuara të turistëve.
Aty shkojnë edhe shumë shqiptarë për të kaluar pushimet verore.
Mësohet se rreth 17 turistë nga Shqipëria kanë udhëtuar javën e fundit këtij qyteti, për të kaluar pushimet.
Të dhënat bëhen të ditura nga autoritetet kufitare të cilat nga ana tjetër bëjnë të ditur se numri mund të jetë edhe më i madh, pasi agjencitë turistike i nisin një pjesë të mirë të tyre nga Prishtina ose Shkupi.
Tërmeti i fuqishëm ka vrarë të paktën dy persona në ishullin grek Kos dhe ka plagosur 200 të tjerë në qytetet bregdetare greke dhe turke, njofton ‘The Guardian’, përcjell Syri
Kanali lokal i lajmeve raportoi se rreth 70 persona kërkonin kujdes mjekësor në qytetin turistik turk.
Por pasojat më të rënda janë ndjerë në ishullin grek, i cili është prekur nga një valë mini-cunami.
Vala me sa duket ishte mjaftë e madhe për të arritur disa hotele të vendosura në vijën bregdetare.
Pushuesit u terrorizuan. Disa prej tyre edhe kërcyen nga ballkoni. Dy vetë u raportuan të vdekur në orët e para të mëngjesit.
Autoritetet greke thanë se mbi 100 persona u plagosen.