Testet e personalitetit janë shndërruar tashmë një trend në internet dhe ky i fundit është zhvilluar nga një ekip shkencëtarësh të Universitetit të Kalifornisë. Qëllimi i tij është të përcaktojë llojin e personalitetit bazuar në njohjen e modeleve të nënvetëdijes përmes një serie fotografish.
Pasi të keni parë fotot më poshtë, zgjidhni atë nga e cila tërhiqeni më së shumti, pastaj lexoni profilin e personalitetit tuaj.
Nëse keni zgjedhur:
1-I kulturuar dhe i sofistikuar
Sipas një studimi, jeni me shumë gjasa një person ambicioz dhe i organizuar që jeton me frazën ‘less is more’. Veprimet e tua janë të thjeshta, por kanë një impakt në jetën dhe ambientin tënd social.
2-I qetë dhe madhëshor
I merrni vendimet pasi i keni menduar në heshtje të gjithë faktorët. Megjithatë, pasi keni vendosur diçka, asgjë s’ju pengon të ndryshoni ide. Megjithëse u besoni lehtësisht të tjerëve, preferoni t’i bëni gjërat në mënyrën tuaj.
3-Të sjellshëm dhe të dashur
Qetësia është virtyti yt më i madh dhe je në gjendje ta ruash në çdo situatë. Megjithatë, gjithmonë merr parasysh pikëpamjet e të tjerëve, para se të marrësh një vendim. Jeta jote është plot dashuri.
4-Individualist dhe kreativ
I kuptoni mirë ato që ndodhin rreth jush dhe përpiqeni t’i bëni gjërat të funksionojnë. Megjithatë, ju e dini që rezultati përfundimtar varet nga diferencat e vogla dhe kjo gjë është refleks në sjelljen tuaj.
5-Karizmatik dhe metodik
Jeni i zoti me fjalë dhe dini si të gjeni një mënyrë për të arritur objektivat tuaja. Njerëzit mund t’ju gjykojnë si një manipulues, por jeni gjithmonë një hap përpara.
6-Optimist dhe në një farë mënyre naiv
Njerëzit mund të përfitojnë nga ju, por kjo nuk ju ndalon ta shihni botën nga një qasje pozitive. Edhe pse jeni gjithmonë i rrethuar nga miqtë, këta miq nuk ju çojnë gjithmonë në drejtimin e duhur.