Edhe sivjet pyetje skandaloze në testet eksterne për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoni.

Ajo që bie në sy janë pyetjet që nga nxënësit cilësohen si pyetje shumë palidhje. Portali Telegrafi ka pranuar disa shembuj si fotografi dhe dëshmi se çfarë pyetjesh kanë qenë para tyre në testim ekstern.

 

Testimi ekstern 1

 

”Përfundoje fjalinë: ”Kur mësojmë gjuhë të huaja në shkolla për gjuhë të huaja shkojmë në________” shkruhet në një pyetje, e cila në thelb nuk kuptohet.

Në një pyetje tjetër shkruhet:

Çfarë pi mami në mëngjes?

a) Kafe

b) Ujë

c) Lëng portokalli apo

d) Cigare

Këto pyetje janë vlerësuar skandaloze dhe kjo praktikë po vazhdon nga vitet e tjera. (INA)