Nëse jeni duke e përjetuar shumë të ftohtin, ndikimi i ushqimit në të mbase është gjëja e fundit që ju shkon ndër mend. Shumë njerëz mund të humbin oreksin e tyre si pasojë e sëmundjeve të zakonshme gjatë dimrit e bashkë me humbjen e oreksit vjen edhe humbja e shijes apo ndjeshmëria ndaj aromave si pasoje e virozave të stinës.

Në ndihmën tuaj janë tetë ushqime që nëse konsumohen rregullisht, ndihmojnë sistemin imunitar të jetë gjithmonë energjik.

 

Supa e pulës
Supa e pulës ndihmon organizmin tuaj nga sëmundjet inflamatore duke e ulur ndjeshmërinë tuaj ndaj simptomave të të ftohtit. Supa e kockave të pulës përmban kolagjen dhe ju ndihmon gjithashtu edhe me lëndë ushqyese dhe me aminoacide të cilat janë faktor në shmangjen e sëmundjeve inflamatore. Supa e lëngshme nëse serviret e ngrohtë ju ndihmon edhe në hidratimin e trupit.

Kosi
Kosi është një produkt natyral i cili ndihmon në një shëndet më të mirë, gjumë më të qetë si dhe tretje më të shpejtë. Gjithashtu është vënë re që kosi ka një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e zorrëve nga bakteriet. Nëse nuk e pëlqeni kosin provoni një produkt tjetër natyral që ka këto veçori, lakrën turshi.

Peshku i madh
Zemra juaj nuk është e vetmja që “përfiton” nga doza omega3 që përmban peshku. Peshku i madh siç është toni apo salmoni përmbajnë shumë acide omega3 dhe japin një kontribut shumë të madh në sistemin tuaj imunitar.

Hudhra
Lajme të mira për ju që pëlqeni bukën me brumë të përbërë nga hudhrat ose perimet e pjekura në vaj hudhrash. Studimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë hudhra cdo ditë e kanë më të thjeshtë ta përballojnë të ftohtin. Nëse doni të përfitoni të mirat e saj mund ta përdorni atë edhe në supë apo në ushqimet e tjera likuide.

Ushqimet e pasura me zink
Zinku është një mineral pa të cilin trupi juaj nuk mund të funksionojë normalisht ne sezonin e dimrit. Ushqimet e pasura me zink janë: gocat e detit, vezët, mishi i kuq, fasulet dhe kungujt.

Shafrani i Indisë
Kjo erëz është cilësuar si superushqim për një arsye shumë të fortë. Ai është i pasur me antioksidantë dhe ka veti të mira antiinflamatore. Provojeni atë në qumësht, mish dhe në ushqime të tjera të shëndetshme.

Fruta dhe perime
Nuk është surprizë për askënd nëse themi që frutat dhe perimet janë të pasura me vitamina që e ndihmojnë sistemin imunitar. Kryesisht, vitaminat A, C dhe E ndihmojnë sistemin imunitar, dhe frutat janë burimi primar nga i cili mund t’i marrim. Vitamina C gjendet në qitro, portokalle apo domate. Perimet me gjethe të gjelbra dhe avokado janë burimi kryesor i vitaminës E.

Lëngjet
Pavarësisht ushqimeve që konsumojmë, një gjë shumë e rëndësishme është edhe të qënurit gjithmonë të hidratuar. Çaji i ngrohtë është mënyra më e mirë për të qëndruar të hidratuar në sezonin e dimrit.