Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur gjatë natës në fshatin Qyrkan, Mollas në Elbasan.

Burime nga policia lokale kanë thënë për tvklan.al se grabitësit të armatosur dhe të maskuar janë futur në banesën e shtetasit Q.Sh, 70 vjeç.

Sipas policise, i moshuari e kishte banesën pranë një pikë karburanti, po në pronësi të tij.

Pasi e kanë dhunuar të moshuarin grabitësit kanë marrë rreth 2 milionë lekë të vjetra.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa ka sekuestruar dhe kamerat e sigurisë së karburantit.