Kosova ka shënuar një bilanc tragjik viktimash në këto 24 orë të fundit. Autoritetet vendase kanë bërë me dije se si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën tetë persona, mes tyre një 19-vjeçar nga Kaçaniku.

Në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se nga grupmosha 80+ janë tri viktima, 60-69 katër viktima.

Po ashtu ditën e sotme janë shënuar mbi 2 mijë raste të reja me koronavirus.

“Nga 12.666 testime, 2.279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 325 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.025. Në total numri i rasteve aktive është 18.287”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.486 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 687.553 doza të vaksinës. Deri më sot 234.731 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.