Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi sërish ka premtuar transportin urban, por pa dhënë detaje mbi këtë nevojë të banorëve të Tetovës e cila përkundër premtimeve të vazhdueshme asnjëherë nuk ka gjetur zgjidhje. Premtim i radhës i Arifit se komuna me forcat e veta do e zgjidh këtë problem, vjen pas injorimit të të kërkesës së saj drejtuar Ministrisë së Transportit dhe lidhjeve, për furnizimin e komunës së Tetovës me tetë autobusë.

“Qytetarët e komunës së Tetovës kanë pasur mundësinë që të binden se ne gjërat që i themi edhe i bëjmë. Kjo dëshmon më së miri me ndërmarrjen e parkingjeve e cila u themelua para një viti dhe për më pak se një vit në fakt u bë funksionale. Ne do gjejmë mënyra, nuk dëshiroj të prejudikoj se cilat do jenë mënyrat por do të punojmë në drejtim të bërjes së këtij qyteti qytet,” deklaroi Teuta Arifi, Kryetare e komunës së Tetovës.

Banorët thonë se nevoja për transport publik është e madhe, por shprehen pektik nëse kjo edhe do të realizohet.

“Jemi mësuar me premtime kota por, gjithsesi se ka por me këto në komunë se besoj,“ u shpreh një qytetar.

“Nevojitet po presim se do ti realizon premtimet,“ deklaroi një qytetar.

“Ka nevojë ka nevojë , por a do të realizohet nuk e di aty ato gjithmonë ashtu kanë premtuar por deri tani as gjë s’ka bërë,“ u shpreh një qytetar.Unë mendoj se znj. Teuta do të realizoj këtë,“ deklaroi një qytetar.

“Këtë vite s’besoj ,s’besoj ajo ka premtuar, asnjëherë s’mundet është e pa besueshme këto janë gënjeshtra,“ u shpreh një qytetar.

“Shumë gjëra ka premtuar por nuk ka bërë gjë , edhe këtë s’mendoj së do e bën i duhet është gjë normale do të ecin veturat më pak nëpër qytet,sa do realizohet ajo se besoj,“deklaroi një qytetar.”

“Duhet të ketë por nuk ka, po mundet me i bërë Komuna se si komunë ajo ka aq fuqi komuna,“ u shpreh një qytetar.

E përderisa komuna e Tetovës të zgjidh mungesën e transportit publik në qytetin tonë, transporti i vetëm për qytetarët dhe studentët vazhdojnë të jenë këta fugonë të cilët më së tepërmi pengojnë në komunikacion dhe krijojnë tollovi duke mos pasur vendin e tyre adekuat për tu parkuar, se sa ndihmojnë qytetarët për transport.

Ndryshe, hapi i vetëm që është ndërmarrë në këtë drejtim, është caktimi i stacioneve të autobusëve, por edhe ato janë të papërfunduara pasi ende nuk mbajnë asnjë shenjë të transportit publik (Alsat-M)

polet