Opinion nga :  Dr Agim Ramadani

drFundin e 2015-ës dhe fillimin e 2016 e karakterizojnë në skenën politike puna e mbrapsht e partive pushtetare dhe parapushtetare , duke angazhuar një parti ende pa tapi dhe pa udhëheqësi të dalë nga kongresi. Ata kanë marrë në dorë të gjitha armët nga pushteti që ta sulmojnë një lëvizje dhe një aleancë me persona të denjë për udhëheqje. Duke parë rritjen e shpejtë dhe të vrullshme të vullnetit të popullit të organizuar me furi nga vetiniciativat qytetare që të bëhen pjesë e LR-PdSh dhe figurave udhëheqëse, e sidomos në Kërçovë, Kumanovë, Saraj, Strugë Tetovë, Gostivar dhe gjetiu ku pozitat dhe ish-pozitat priten në takime nga 5-6 banor vendor, sulmet e argatit të tyre bëhen më të koordinuara. Por me përballjen e argumenteve, vlerave programore, stabilitetit dhe qëndrueshmëris për tejkalimin e këtyre sulmeve ata shpejt shkrihen dhe zhduken. Kjo zhdukje do ju ndodh që në start sepse kur do të shohin porositësit se bëjnë punën e Sizifit, dhe forca financat dhe shantazhet nuk pijnë uj më, do t’i lënë si peshku në rërë kur tërhiqet uji. Përpara Lëvizja për Reforma, kalituni me sfida që në fillim.