Një shqiptar nga Tetova pasi ka vjedhur dje një taksi në qendër të Tiranës , tentoi të largohej me shpejtësi të madhe nga vendi i ngjarjes duke u bërë kështu rrezik edhe për qytetarët. Policia menjëherë pas sinjalit u vu në ndjekje të tij duke e neutralizuar dhe më pas arrestuar shtetasin Xhelal Rexhepi, 34 vjeç, banues në Tetovë.

”Pas njoftimit të marrë se ishte vjedhur një mjet TAXI, menjëherë Patrulla e Përgjithshme e policisë e Komisariatit nr 3, Tiranë, u vu në ndjekje të autorit, duke bërë bllokimin e automjetit si dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit të maqedonas Xhelal Rexhepi” informon policia e Tiranës.