Tetovë, 7 vdekje nga COVID 19, në mesin e tyre edhe një 19 vjeçare

Në Tetovë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsejt shtatë të vdekur nga Covid 19, ku në mesin e tyre eshte edhe një vajzë 19-vjeçare, informoi koordinatori Dr. Gzim Nuredini, njofton Tetovo Info, përcjell in7.

Mes të vdekurve, përveç vajzës 19-vjeçare, janë persona të moshës 43, 57, 51.67, 73 dhe 76 vjeç.

“Ata që humbën betejën me koronavirusin kanë qenë me sëmundje kronike, pacienti më i ri vuante nga diabeti dhe mbipesha. Gjatë këtyre 24 orëve, kemi regjistruar edhe 15 pranime të reja për trajtim spitalor, si dhe 192 ekzaminime ambulatore. Tani janë gjithsej 111 persona të shruar në spital, duke përfshirë këtu edhe gjashtë pacientë me një dozë të pranuar të vaksinës dhe një me dy doza të pranuara të vaksinës”, informoi sot Dr. Nuredini.

Dje në Tetovë u regjistruan katër vdekje, duke e cuar në 341 numrin e atyre q[ humbën betejën me koronavirusin gjatë gjithë periudhës së pandemisë në Tetovë.

Nga dita e djeshme në Spitalin Klinik të Tetovës, si kapacitete spitalore është në shfrytëzim edhe kati i tretë i bllokut internist, si pjesë shtesë e spitalit modular, repartit infektiv dhe dy kateve të para të repartit internist.