Pamje të shëmtuara në qytetin e Tetovës, pasi disa qytetarë të papërgjegjshëm janë kapur sonte duke djegur kontejnerët e mbeturinave.

Nga SPB Tetovë është raportuar se djegje e kontejnerëve është bërë edhe mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:10, në rrugën “Vëllezërit Miladinovi“ në Tetovë, ku janë djegur tre kontejnerë për mbeturina.

Me ndërhyrjen e Njësisë Territoriale të Zjarrfikjes në Tetovë, zjarri shpejt është lokalizuar dhe nuk ka pasur asnjë person të lënduar.