Mbërmjen e djeshme nga ora 23:50 deri në 01:00, pas një plani të përgatitur paraprakisht nga ana a inspektorëve është kryer aksion kontrolli në një objekt hotelerik në Tetovë, në pronësi të A.B.(44) nga Tetova.

“Gjatë kësaj janë kapur 9 femra të cilat i kanë argëtuar klientët, prej të cilave tri kanë qenë shtetase të Rusisë, nga një nga Ukraina dhe Shqipëria dhe katër shtetase të Maqedonisë së Veriut. Personat janë arrestuar nga liria dhe mbajtur në SPB Tetovë për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.