Ministri i Financave Dragan Tevdovski  sot informoi se çka është punuar në 100 ditët e para të Qeverisë së re. Me këtë rast ai sqaroi se qëllimi i tij ka qenë që të vendoset rend në shpenzimet publike, ndërsa reformat në sistemin e financave publike të jenë në drejtim të standardeve dhe praktikave më të mira evropiane. Ekonomia në vend, sipas Tevdovskit, fillon të lëviz.

“Në 100 ditët e fundit janë punuar dhjetë projekte të mëdha”, tha Tevdovski. Është bërë, theksoi, ribalanci i Buxhetit në të cilin janë shkurtuar shpenzimet joproduktive, është shpallur buxhet në interes të qytetarëve për vitin 2017, fuqishëm është ngritur niveli i transparencës fiskale, janë shpallur në mënyrë transparente obligimet për herë të parë në Maqedoni të të gjithë shfrytëzuesve buxhetorë, është bërë analizë për sistemimin e të ardhurave, mirë menaxhohet me borxhin e trashëguar publik me çka, siç theksoi, është zvogëluar numri i ankandeve në tregun vendor prej tre-katër, tani në dy në muaj me shkallë më të ulëta të interesit të huamarrjes prej 1,5 deri në 3,8 për qind, ndërsa janë kthyer kredi me shkallë të interesit prej 6 për qind.

Ka, siç shtoi, kthim të paselektuar dhe të rregullt të TVSH-së, është përgatitur zgjidhje për rritjen e pagës minimale në 12.000 denarë, për çka është siguruar mbështetje buxhetore, ka përfunduar strategjia për financat publike dhe është forcuar bashkëpunim me institucionet relevante financiare ndërkombëtare.

“Kur pranova të bëhet ministër i Financave isha i vetëdijshëm për seriozitetin e sfidave me të cilat përballet sistemi për financa publike në Maqedoni. Maqedonia ishte vend me transparencë jo të mjaftueshme buxhetore dhe shumë vite paratë e qytetarëve janë shpenzuar për fasada jo produktive dhe luks të bartësve të pushtetit, ndërsa borxhi publik ishte rritur për trefish prej 1,6 miliardë euro në vitin 2008 në 4,7 miliardë euro në vitin 2016 që krijoi borxhe të mëdha për kthim në vitet që vijojnë”, tha Tevdovski.

Gjithkund në sistem, sipas tij, janë realizuar obligime të fshehta.

“Qëllimi im që nga dita e parë ishte që të bëhet rend në shpenzimet publike dhe Ministria të bëhet institucioni më kredibil në Maqedoni, ndërsa reformat në sistemin e financave publike të jenë në drejtim të standardeve dhe praktikeve më të mira evropiane”, potencoi Tevdovski.

I pyetur nëse të dhënat e fundit për uljen e aktivitetit ekonomik në vend do të thonë edhe nevojën nga revidimi i rritjes së paraparë të BPV-së prej 2,2 për qind. Tevdovski theksoi se të dhënat e fundit për mbushjen e buxhetit tregojnë se në vend fillon lëvizja e ekonomisë dhe se pritet të mos ketë nevojë për revidime sepse, siç tha, Ministria arrin të sigurojë financa stabile deri në fund të vitit.

Deri në fund të vitit, gjithashtu, nuk është planifikuar dhënie e euroobligacioneve, ndërsa Buxheti do të financohet nga detyrimet vendore, shtoi ministri i Financave.