“Sheqerinska para vetëm 10 ditësh bëri furnizim me lajthi, bajame dhe fëstëkë për nevojat e tryezës së saj në Ministrinë e Mbrojtjes. Ky luks qytetarët i kushtonte madje 5.000 euro”, citohet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

Në sistemin elektronik për furnizime publike është publikuar një shpallje për furnizimin e frutave të detit, sipas së cilës, organi kontraktues është Ministria e Mbrojtjes, me të cilën udhëheq Radmilla Sheqerinska. Shuma e vlerësuar pa TVSH, arrin pikërisht 4.860.952,00 denarë, gjegjësisht rreth 80.000 euro, citon Millosh Milloshoski, nga VMRO-DPMNE-ja në pres konferencën e sotme.

Ai shton se pa aspak turp, jashtë çdo mendjeje të shëndosh, Sheqerinska furnizon fruta të detit në vlerë prej 80.000 eurosh, ndërsa për nevojat e ushtarëve nuk ka lëvizur as me gishtin e vogël.

“Me këtë mënyrë të veprimit, Zoran Zaevi dhe Radmilla Sheqerinska për kohë të shkurtër do ta zbrazin arkën shtetërore dhe shtetin do ta çojnë para kolapsit dhe bankrotimit të plotë. Të holla për rritjen e pensioneve të pensionistëve nuk ka. Kanë shkurtuar 1.5 miliardë denarë për arsimin. Të holla për rritjen e rrogës mesatare nuk ka, por ka për fruta të detit, apetisanë, lajthi, lule dekorative dhe shumë gjëra të tjera joproduktive prej të cilave, qytetarët nuk kanë asfare përfitim”. citohet në njoftim.

VMRO-DPMNE-ja në kumtesë publikisht e paralajmëron Zaevin dhe qeverinë e tij jo ekonomizuese të ndalojnë me sjelljen shpërdorimit dhe me shpenzimin e parave të qytetarëve për ta kënaqur urinë e tyre për luks dhe jetë të rehatshme.

“Qytetarët mbi kurrizin e vet e kanë ndjerë politikën e papërgjegjshme të qeverisë së paaftë të LSD-së dhe Zaevit. Për shkak të pakujdesjes, paaftësisë dhe papërgjegjësisë, qytetarët më 15 tetor në zgjedhjet lokale do ta dënojnë Zoran Zaevin dhe LSD-në. Qytetarët do t’i thonë JO jo ekonomizmit të Zoran Zaev, Radmilla Sheqerinskës dhe ekipit përreth tyre”, ka thënë Miloshoski.