Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi ka vlerësuar se kriza politike tani është shumë më e thellë se vitin e kaluar. “Tani jemi shumë më larg marrëveshjes se sa para 13 muajve. Sinqerisht as vetë nuk e kam të qartë se çka po ndodhë më me listën zgjedhore. Rreth 80 për qind e atyre që kërkohet të fshihen nga lista janë shqiptarë”,  ka deklaruar Thaçi Ai e ka vlerësuar si gabim dhe marrëzi më të madhe që ka ndodhur në Evropë kthimi i qeverisë politike VMRO-BDI. Kryetari i PDSH-së theksoi se pushteti bën ofertë për kycje në qeveri të LSDM-së dhe PDSH-së por me kusht që të caktohet dita e zgjedhjeve dhe kyçja e opozitës të bëhet 100 ditë para zgjedhjeve. “Për ne është e papranueshme të formohet qeveri teknike, por vetëm qeveri e koalicionit të gjerë në të cilin raporti i ministrave të BDI-së dhe PDSH-së do të jetë 50 me 50”, theksoi Thaçi. Në iftarin e shtruar për strukturat partiake dhe për gazetarët, Thaçi tha se në Maqedoni nuk ekziston krizë politike por krizë ndëretnike. Ai poashtu shtoi se për listë të mirfilltë zgjedhore nevojitet regjistrim i popullsisë, por nënvizoi se ka përshtypje se ndërkombëtarët janë kundër regjistrimit dhe hapjeve të cështjeve etnike, sepse në këtë mënyrë do të bie në plan të dytë kriza politike. Ai është i bindur se sivjet nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. PDSH, sipas Thaçit kërkon që deri në dhjetor të caktohet data e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ose të shkohet me zgjedhje të rregullta në vitin 2018. Ndërkombëtarët nuk përkrahin idenë për mbajtje të zgjedhjeve lokale dhe parlamentare njëkohësisht, sepse preferojnë që zgjedhjet lojale të jenë test sa është Maqedonia e gatshme për organizimin e zgjedhjeve.