Në një intervistë me Deutsche Welle, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kritikoi vendimin e presidentit maqedonas Gjorge Ivanov që vendosi të mos e nënshkruaj ligjin mbi gjuhët. Ky vendim nuk mund të ndalet, thotë Thaçi.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi beson se vendimi i Presidentit maqedonas Gjorge Ivanov për të mos nënshkruar ligjin mbi gjuhët është “një produkt i një mentaliteti të kapërcyer”.

Thaçi kritikon homologun e tij maqedonas, i cili deklaroi se ligji mbi gjuhët, siç u miratua, përmban shumë difekte dhe parregullsi. Ivanov këto ditë në 14 faqe shpjegoi atë që ai beson se është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Marrëveshjen Kornizë në ligjin e miratuar.

Thaçi thotë se “vlerëson shumë votën për zyrtarizimin e gjuhës shqipe” në parlament. Por vendimi i Ivanov konsiderohet “pë të ardhur keq”.

“Sa i përket vendimit të Presidentit Ivanov, është për të ardhur keq. Ky vendim është produkt i një mentaliteti të përmbysur, por kjo çështje do të mbyllet njëherë e përgjithmonë, pavarësisht nga mendimi i tij”, tha Thaçi në një intervistë për DW. /Fol/