Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi deklaroi se kërkoi sot pastrimin e votuesve fiktiv nga listat zgjedhore dhe jo votuesit shqiptar të cilët ekzistojnë.

“Qëllimi i grupit të punës duhet të jetë arritja e një liste zgjedhore tërësisht të pastruar dhe e pranuar nga të gjithë, por hodhi dyshime te institucionet e shtetit se gjatë pastrimit do të pësojnë votuesit shqiptarë, duke theksuar se lista aktuale zgjedhore ka akoma votues fiktiv dhe se fajin kryesor për këtë e kanë institucionet e shtetit që kontrollohen nga pushteti dhe që nuk dërgojnë të dhëna të sakta në KSHZ, andaj në pamundësi të fshirjes së votuesve fiktiv PDSH nuk pajtohet me fshirjen e personave të tjerë që ekzistojnë, por që për momentin nuk gjenden në vend, shumica e të cilëve mbi 80% janë shqiptarë”, thuhet në njoftim”,  u shpreh ai.