parlament

Me 67 vota “për” dhe 6 “kundër” deputetët kanë votuar Ligjin për themelimin e Universitetit për mbrojtje nacionale, siguri dhe paqë “Damjan Gruev” në Shkup, raportojnë mediat.

Zv/ministrit për Arsim, Spiro Ristovski ka arsyetuar hapjen e këtij Universiteti përpara deputetëve. Sipas tij, ky institucion për arsim të lartë do të ndikojë të rritet kualiteti i arsimit.

Deputetja e pavarur Sollza Gërçeva e ka cilësuar këtë akt si projekt politik. Ajo potencoi se po krijohet sistem paralel i Universitetit Shën Qirili dhe Metodi.

“Kemi mungesa të kuadrove. Rinia po ikë nga vendi. Ky projekt politik është tendencioz, që ka për qëllim zëvendësimin e Universitetit Shën Kirili dhe Metodi. Ky tentim i pushtetit do të jetë i pasuksesshëm”, ka porositur Gërçeva.

Deputetët e BDI-së edhe pse të pranishëm në sallë, tërë kohës kanë qëndruar të heshtur, vetëm gjatë procesit të votimit ju dëgjua “zëri”, i cili ishte një PO e madhe për themelimin e Univerzitetit të ri “Damjan Gruev”.

Ky është vizioni i përbashkët i Ali Ahmetit dhe Nikola Gruevskit pë arsimin sipëror: Universiteti “Damjan Gruev”, do të ketë 11 fakultete, dhe atë:
-Akademinë ushtarake për ushtri tokësore “Gjeneral Mihaill Apostollski”,
-Akademia e aviacionit “8 shtatori”,
-Fakulteti për siguri “Nikolla Petrov Rusinski”,
-Fakulteti i mjekësisë “Dr. Hristo Tatarçev”,
-Fakulteti për studime paqësore dhe menaxhment të krizave “Pere Toshev”,
-Fakulteti Juridik “Pavell Shatev”,
-Instituti për funksione komanduese dhe të shtabit dhe lidership “Todor Aleksandrov”,
-Instituti për teknologji informatike dhe sajber siguri “23 Tetori”,
-Fakulteti Ekonomik “Boris Sarafov”,
-Fakulteti i Ndërtimtarisë “Metodija Shatorov Sharllo” dhe
– Fakulteti Arkitektonik “Metodija Andonov Çento”.

Ndërkohë përkujtojmë grupin parlamentar të BDI-së që miratojnë të gjitha Ligjet e propozuara nga VMRO-DPMNE-ja: Ali Ahmeti, Talat Xhaferi, Xhevat Ademi, Ermira Mehmeti, Rafiz Haliti, Artan Grubi, Vjollca Mehmeti-Nuredini, Kaltrina Azizi, Jamin Sinani, Ejup Rustemi, Nora Aliti, Mirvan Xhemaili, Rexhail Ismaili, Musa Ibrahimi, Ramiz Merko, Shpresa Hadri, Hazbi Lika dhe Selvije Salihu.

/FOL.MK