Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi sot në selinë e partisë priti në takim Ambasadorin e Francës, Christian Thimonie, njofton Fol.

Në takim u bisedua për çështjet aktuale politike në vend dhe rajon, si dhe për ecurinë e reformave që Maqedonia duhet ti përmbush drejt proceseve integruese.

Kryetari Thaçi e njoftoi Ambasadorin Francez me qëndrimet e Partisë Demokratike Shqiptare rreth situatës politike, si dhe për pikëpamjet e PDSH-së lidhur me reformat e duhura dhe integrimin e vendit në strukturat Euro-Atlantike, duke potencuar se procesi Euro-Atlantik është prioritet absolut për Partinë Demokratike Shqiptare dhe shqiptarët e Maqedonisë.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se me mbarimin e procesit zgjedhor vendi urgjentisht duhet rikthyer në agjendën e reformave dhe integrimeve Euro-Atlantike. /Fol/