Sot, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, së bashku me Shefin e Kabinetit, Faton Fazliu, kanë realizuar takim me Ambasadorin e Gjermanisë, Shkëlqesinë e tij, Thomas Gerberich, njofton Fol.

Në këtë takim kryesisht është biseduar për situatën akutale politike në të cilën ndodhet Maqedonia, me këtë rast përfaqësuesit e njoftuan Ambasadorin për parregullësitë e vërejtura në zgjedhjet lokale, ku edhe një herë u deformua vullneti politik shqiptar, me çka krijohet një imazh i keq për Maqedoninë.

Kasami theksoi se Lëvizja BESA do vazhdojë të jetë konstruktive dhe në mbeshtetje të proceseve pozitive që do të ndodhin në vend.

Të dyja palët janë dakordësuar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen. /Fol/