Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi do të jetë në dëgjim informativ në Prokurorinë Speciale Publike të Maqedonisë. PSP-ja nuk e bën të njohur për çfarë arsye i është bërë ftesa Thaçit, por sipas funksionit që kryen, Prokuroria Speciale në bisedë informative fton politikanët që kanë qenë pjesëmarrës apo bashkëpjesëmarrës në ndonjë aferë dhe veprim joligjor: korrupsion, bashkëpunim në krim, ndërhyrje apo cënim të demokracisë, pastrim parash etj.

Thaçi është lideri i tretë i një partie politike që ftohet në bisedë informative në PSP pas Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit

Të hënën bashkë me Thaçin para PSP-së duhet të flasin edhe Silvana Boneva nga OBRM-PDUKM dhe Samka Ibrahimovski nga partia rome PEPR.

© fol.mk