Kemi fat që faktori ndërkombëtar ende mendon për ne, po të na kishte lënë vet do të vetëvriteshim deri tani, theksoi sot kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, pas takimit me zëvendës ndihmësin të sekretarit shtetëror për Evropën dhe Azinë në Departamentin e shtetit, Hojt Brajan Ji.

‘’Nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese më vjen për të vjellë. Ky vendim është marrëveshje e BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së për të vazhduar me qeverisjen. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese vetëm në mënyrë teknike e debllokon procesin, politikisht 99 përqind nga Marrëveshja e Përzhinës nuk është e përmbushur’’, tha Thaçi.