Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Trajko Veljanovski për sot në ora 16.00 ka caktuar mbledhjen e 101 të Kuvendit.

Mbledhja u konvokua pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të stopuar aktivitetet zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 5 qershorit. Është kjo edhe një shuplakë e re e bashkësisë ndërkombëtare ndaj koalicionit qeveritar mes VMRO-së dhe BDI-DPMNE-së, koalicion i cili miratoi vendimin për shpërbërjen e Kuvendit, transmeton “Lajm”.
Veljanovski më herët refuzonte të caktojë mbledhhje të Kuvendit, mirëpo pas vizitës së përfaqësuesit gjerman Jozef Hajndëll dhe në prag të vizitës së përfaqësuesit amerikan, Hojt Ji, ka ndryshuar disponimi. Ai madje tha shpreh bindje të thellë se zhvillimi i mëtejmë i proceseve demokratike më së miri mund të realizohet në Kuvendin e Maqedonisë.