abedin uniformaPublikimi i një letre të shkruar në zyrat e Lëvizjes Besa dhe shpërndarë në disa mediume të kontrolluara dhe të finansuara nga Lëvizja Besa në emër të gjoja  ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare nga zona e Likovës, ku thuhet se ish ushtarët e kësaj zone janë të indinjuar, të fyer dhe të poshtëruar nga paraqitja e mbrëmshme në TV 21 e Abedin Zymberit nga Sllupçani,  në lidhje me  protestën e 9 majit në Shkup  ishte shkak që ish Komandanti i PU të UÇK-së të  reagoj  shpejt duke hedhur poshtë akuzat dhe tendencën manipulative të kësaj  lëvizje   që fshihet pas  Besës Shqiptare.

 Në vazhdim ja edhe reagimi i plotë i Abedin Zymberit:

“LËVIZJA BESA Ka mobilizuar gjitha portalet për të fut edhe mëshum përçarje, deri tash mes partive politike kurse tash edhe mes pjestarëve të UÇK-së. Mos keqpërdorni ishpjestarë të UÇK-së për ti mbulu gabimet që bëni si struktur pariake. Askush nuk guxon të thirret në emër të ish-ushtarëve të Brigadës 113 Ismet Jashari, kjo është ajo që më ka bër të reagoj ndaj partive politike sepse po i kepërdorin vlerat e UÇK-së, dëshmorët, po e keqpërdorin ish ushtarët që u vranë pas luftës për interesa të flliqura.
Në asnjë mënyrë nuk kam shpallur tradhëtarë pjesmarrësit në protesta e jo më pjestarët e UÇK-së, kam kritikuar organizatorët e protestës sepse keqpërdorën daljen masovike të njerëzve për ta shpref mllefin ndaj kësaj qeverie. Më shum se unë asnjë nuk mund ti mbronë ish ushtarët e UÇK-së, sepse për mua jan shok të uniformës, shok të idealit, shok të ditëve më të lavdishme. Ju ish ushtar të UÇK-së mos bini në gracka të një grupi të njerëzve që akoma pa mar legjitimitetin e popullit thirren në emër të sajë.
Portali Monitor.mk, mos publikimi i emrave të kty reagimi tregon qart qëllimin tuaj. Me rrespekt për gjith ata që e duan kombin më shum se veten.

*Abedin Zymberi*

©fol.mk