Vit shumë i rëndë për shqiptarët si në aspektin politik po ashtu edhe në atë ekonomik.Kështu e ka cilësuar vitin që lëmë pas, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, në pres konferencën e fund vitit ndërsa për këtë gjë, fajin ia hedh qeveris, me theks të veçantë, Bashkimit Demokratik për Integrim.

“Ju kujtohet që në vitin 2015 , në të njëjtën konferencë thash se ,viti që vjen do të jetë shumë i rëndë për shqiptarët kur ata do të vazhdojnë të dëmtohen në aspektin e realizimit të projekteve të veta dhe në aspektin e ekonomive të tyre familjare dhe ekonomisë së tyre të përgjithshme. Po ashtu ju kujtohet para disa viteve kur ju thash tetovarëve se keni votuar shumë gabim , dhe uji do t’ju bëhet pelin ,ata ma përkthyen pastaj në helm. Por tash po ju them se uji u bë pelin , ajri u bë helm, dhe buka ju bë shumë e lidhët , nuk dua që sot të them se unë jam një parashikues I mirë I situatave por them se jam vetëm një vlerësues i saktë dhe i drejt i këtyre situatave”, ka theksuar Menduh Thaçi

Ai më tej ka theksuar se a ju kujtohet para gjashtë muajve kur oponentët ton politik në krye më Ahmeti kur përfundoi marrëveshja e 2 Qershorit dhe 14 Korrikut thanë publik se të gjitha çështjet dhe kërkesat e shqiptarëve janë vendosur në rendë dite në tavolinën e negociatave unë ju thash atëherë mbane mend amanet as një prej këtyre kërkesave nuk do të realizohet ,sot kanë kaluar gjashtë muaj dhe as një prej këtyre kërkesave nuk ka ardhur në rend dite ,dhe t’ju them se as një prej këtyre kërkesave nuk do të vij në rendë dite deri më 24 Prill .

“Kjo është një situate tepër e rëndë dhe e vështir ky vit për Maqedoninë u karakterizuar edhe me skandalin e përgjimeve ku u vërtetua se Maqedoni s’ka as gjë të përbashkët me shtetin ligjor respektimin e të drejtave të njeriut dhe me aspekte kushtetutare të drejtësisë Para nesh me gjithë atë është një vit I shpresës madhe ,viti shpresës madh besoj është 24 Prilli ku përfundimisht ne shqiptarët nën udhëheqjen e PDSH-ës do të arrin që nëpërmjet votës së lirë të garantuar nga SHBA dhe UE t`i themi mjaft kësaj situate mjaftë këtij trishtimi këtij mjerimi dhe këtyre vuajtjeve”, u shpreh Thaçi.

thaci