Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi në emisionin “Click plus” në Tv21 kë komentuar lidhur me protestat e sontme të opozitës lidhur me vendimin për faljen e politikanëve  të VMRO-së nga ana e presidentit Gjorge Ivanov.

“Është dashur të protestohet më herët. Ne menduam se marrëveshja që arritëm katër liderët se do ishte një zgjidhje e vërtetë, por elita politike maqedonase kërkon vetëm shkopin prej bashkësisë ndërkombëtare. Pres të kemi zhvillime dramatike. Maqedonia shkon rrugës së vetëshkatërimit, kjo që ndodhi sonte ishte nje goditje me sëpatë që e lënduan veten. Jam skeptik se situata  mund të rikthehet në gjendje normale. Kjo elitë politike nuk e kupton se çka janë pasojat. Kjo krizë sjell edhe krizë ekonomike , sociale  tha Thaçi. /fol.mk