Kryetari i PDSH-së,Menduh Thaçi kërkon Parlament dy dhomësh dhe dhe shqiptarët të kenë të drejtën për veto ndaj çdo vendimi që bëjnë qeveritarët maqedonas. Thaçi me këtë dëshmoi se po punon për përmirimin e të drejtave për shqiptarët pas takimit me diplomatin gjerman në Shkup por u shpreh shkurtë se shqiptarët duhet të kenë të drejtën e vetos për projektet monoetnike.

“Ne tetë ditë dhe tetë netë bisedojmë dhe tani unë duhet t’ju tregoj se çka kërkojmë. Kjo është një sjellje skajshmërisht jokorrekte ndaj procesit të bisedimeve. Nëse doni t’ju tregoj po ju them se kërkojmë Parlament dydhomësh dhe shqiptarët të kenë të drejtën për veto ndaj çdo vendimi” ka deklaruar sot në Shkup Thaçi.