Për një sharje në rrjetet sociale, dy të rinj janë përleshur me thikanë Divjakë. Dy 17-vjeçarët jetojnë në një fshat, në Karavastanë e Re dhe vazhdimisht debatonin në rrjetetsociale, debate që përfundonin me ofendime.

Sipas adoleshentit të plagosur, i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes, prej disa ditësh bashkëmoshatari i tij shkëmbente me të dhe shokët e tij fyerje të ndryshme në rrjet dhe përplasja ka nisur kur i riu, subjekt i ofendimeve kërkoi ballafaqim, shkruan TCH.

 

Nga fjalët, dy të rinjtë përfunduan shpejt në përplasje fizike, ku sipas dëshmive në polici një prej tyre ka nxjerrë thikën duke e qëlluar 3 herë bashkëmoshatarin në kokë e në shpatull.

Policia e Lushnjes ka bërë arrestimin e 17-vjeçarit autor të ngjarjes dhe e ka marrë atë në pyetje, ndërsa është gjetur edhe thika me të cilën ai kreu plagosjen. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Lushnjes