Kënga hit e kësaj vere “Despacito” po kalon çdo pritshmëri që nga publikimi i saj.

Louis Fonsi dhe Dady Yanke, kanë arritur që zëri i tyre me ‘Despacito’ të dëgjohet në mbarë botën, shkruan lajmi.net.

Katër vite më parë kënga Gangam Style kishte bërë xhiron e botës, e cila shënon afër 3 miliardë klikime.

Por, është ‘Despacito’ ajo e cila në vetëm 4 muaj nga data e publikimit ka kaluar 2 miliardëshin.