Çun Lajçi

Tre shekuj puthje t’dhashë
Veç nga shkau t’largohem
E ti edhe dy herë ma shumë m’vrave
Pak t’u duk dhunimi,n’huj me ngule
Shkup e n’Mollë t’kuqe
Edhe fenë ma ndrrove
Rrugëve zorrët n’diell m’i thave

Dhe prap pak tu duk

Me zhbine, si gurin m’rrotullove Rumelisë
Me shkaun u more vesh
M’çove ku deshte,
M’bane herë Kazak herë Mongol
Po kurrë s’me tjetërsove
Shqiptar mbeta këtu e n’Anadoll

Tani m’thuej pse duhet me t’falë
Pse m’thue Osmanli vëlla m’ke
Kur Ti gjithmonë m’vrave
E gjaku as gjuha me ty s’me lidhë

Ti Osmanli po, por vëlla Kurrë!