Musa Lamallari (Tim Shkupi) mbrëmë ka goditur ashpër në Facebook  argatin e pushetetit që i pëlqen ta quaj veten analist i BDI-së , njëherit  drejtor i Qendrës për Kulturë në Dibër z.Artin Spahiu në lidhje me fshirjen e 30,000 shqipëtarëve nga lista zgjedhore.

“Ik, shporru dhe mos ja korit emrin Dibrës, se as ty e as Ali Ahmetin tënd nuk ju llogarisim për shqiptar. Mos përmend luftë, as mos shit broçkula të 2001, se ajo do të ju kthehet bumerang në pragun e dyerve të shtëpive. Prandaj, për ty do bëhet kijamet i madh, ditën kur do të largojnë nga posti i shtëpisë së kulturës dhe ditën që Ali Ahmetin do ta shohish pas grilave ose pas dërrasve” tha mes tjerash Tim Shkupi.

Debati vazhdoi edhe më tej në Facebook, ku Spahiu kritikoi nëpër komentet e profilit të Tim Shkupit.