Gjykata e Apelit ka vërtetuar akuzën e Prokurorisë Speciale për lëndën Titanik 3. Pas këtij vendimi, së shpejti pritet fillimi i gjykimit për deputetin e BDI-së, Ejup Halimi dhe ish zyrtarin e këaj partie, Ismet Guri, të cilët ekipi i Katica Janevës i ngarkon me veprën penale “shkatërrim të materialit zgjedhor.

Sipas akuzës, dy zyrtarët e BDI-së kanë përmirësuar rezultatet nga votimi në zgjedhjet lokale në Çair në vitin 2013. /Alsat M/