Të paktën 30 persona janë mbytur pasi anija që po transportonte një ekip futbolli dhe përkrahësit e tij është fundosur në Lumin Albert në Uganda.

Anija e mbingarkuar, kishte në bord 45 persona ka thënë për AFP policia vendase.

15 persona u shpëtuan ndërkohë vijojnë kërkimet për trupat e humbur./a.m