Ish-ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov thotë se bullgarët janë provokues të mëdhenj.

“Paramendoni, ne të hynim para 25 viteve në BE, ta zgjidhnim kontestin me Greqinë. Atëherë ne do ta bllokonim Bullgarinë ashtu siç ata po e bëjnë tani. Ky kontest nuk do të jetë i thjeshtë dhe kryeministri Zaev duhet të ketë shumë kujdes”, tha Todorov.

AI thotë se kryeministri Zaev do të gabojë nëse i ngrin marrëdhëniet me Bullgarinë.

“Zaevi duhet të shkojë në Bullgari dhe Maqedonia t’i nisë bisedimet. Ai ka për obligim të fillojë bisedimet, që të mos bëhet dëm. Do të ishte gabimi më i madh i tij nëse Zaev nuk shkon atje”, tha Todorov.