Tokyo e ka parë borën e parë të nëntorit në 54 vjet.

Banorët e kryeqytetit japonez, kanë mbetur të befasuar derisa temperaturat këtë vit zakonisht sillen prej 10 deri në 17 gradë celsius.

Bora e cila ka ardhur nga një i ftohtë i pazakontë në këtë qytet, ka shkaktuar vonesa në transportin publik.

Reshjet e para të borës që japonisht quhen “hatsuyuki”, kanë ardhur 40 ditë para kohës, shkruan BBC, transmeton FOL.

Tokyo  për herë të fundit kishte pasur borë në nëntor vetëm në vitin 1962, dhe atë tejet pak.