Ma reaguar para pak çastesh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në lidhje me fatkeqësinë e familjes Pacolli nga Prishtina. Tre anëtarë të kësaj familje humbën jetën në aksident trafiku, ku pas përplasjes me një veturë tjetër, ranë në rrjedhën e lumit Lepenc në rrugën Shkup – Bllacë, përcjell KlanM.

“Sapo u njoftova nga autoritetet tona se vetura e aksidentuar mbrëmë dhe e rënë në lumin Lepenc në Shkup është gjetur dhe në të janë trupat e pajetë të tre qytetarëve tanë. Shkëlqimit i cili i mbijetoi këtij aksidenti i uroj shërim sa më të shpejtë e forcë për të përballuar dhimbjen e humbjes së prindërve e vëllaut të tij. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Pacolli dhe Visoka të cilët humbën familjarët e tyre. Ngjarje të tilla si kjo prekin thellë secilin prej nesh. Falënderoj përzemërsisht ekipet tona profesionale të FSK-së, Policisë së Kosovës, vullnetarët e kërkim-shpëtimit dhe autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët në bashkëpunim të ngushtë, që nga momenti kritik, kanë bërë maksimumin e tyre përkundër të gjitha sfidave me të cilat janë ballafaquar”, ka shkruar Albin Kurti./KlanMacedonia