Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Finlandës, Hans Backe e ka përgëzuar Përfaqësuesen e Kosovës për paraqitjen e sotme, në barazimin 1:1.

“Kosova ishte mjaft e gjallë. E mbushur me energji. Ata mund të vraponin për 90 minuta. Një ekip mjaft i mirë, mjaft i rrezikshëm”, ka thënë trajneri finlandez.

Të gjitha ndeshjet e grupit të Kosovës përfunduan baras 1-1.

 

Kosova ndeshjen e ardhshme e zhvillon kundër Kroacisë.