Trajneri më i madh kroat, Çiro Blazhevic, e ka cilësuar veten me fat që ka pasur rastin të punojë me Fadil Vokrrin.

Fadil Vokrri në orët e mesditës së sotme ka ndërruar jetë papritur në moshën 57 vjeçare pas një sulmi në zemër, teksa po stërvitej në një qendër fitnesi në Prishtinë

Bllazheviq që ka drejtuar Prishtinën e artë për një sezon, thotë se koha e kaluar në kryeqytetin e Kosovës, ka qenë një nga aventurat më të mira në karrierën e tij, ndërsa për Vokrrin thotë se nuk ka qenë vetëm një futbollist i talentuar, por edhe një burrë.

“Ende e kujtoj popullaritetin e tij dhe popullarizimin e përgjithshëm dhe dashurinë që publiku kishte për të. Nuk ishte vetëm një futbollist i talentuar, por një burrë. Një qenie njerëzore e cila me tiparet dhe karakterin e tij, ka tronditur masën. Kur i do njerëzit, atëherë edhe ata të duan ty. Ka qenë shumë, shumë emocional” ka deklaruar Çiro Blazhevic për Index.hr teksa ka kujtuar Fadil Vokrrin dhe Prishtinën e artë.