Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pranë një stacioni të policisë turke në qytetin me shumicë kurde, Diyarbakir.

Si pasojë e shpërthimit janë plagosur të paktën katër persona.

Zhurma e shpërthimit është dëgjuar në gjithë qytetin, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit.

Ky shpërthim ka ndodhur pesë ditë larg një referendumi të rëndësishëm në Turqi mbi rritjen e kompetencave të presidentit.