Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së Donald Tramp sot i publikoi të zgjedhurit e tij për ministër i Drejtësisë, këshilltar për siguri kombëtare dhe drejtor i CIA-s, të cilët i përfaqësojnë pozicionet kyçe në administratën e tij.

Senatori ultrakonservativ Xhef Seshans është zgjedhja e Trampit për ministër të Drejtësisë, gjenerali nga përbërja rezervë Majkëll Flin – këshilltar për siguri kombëtare dhe anëtar i Kongresit shtetëror të Kanzasit – Majkëll Pampeo – për drejtor të Agjencisë zbuluese qendrore (CIA), thuhet në kumtesën e ekipit të presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së.

Tramp theksoi se gëzohet që Flin do të qëndrojë pas tij në luftën për “të fituar terrorizmin radikal islamist”, dhe shprehu bindje se Pampeo do të jetë “lider briliant dhe i pakompromistë”, si drejtor i CIA-s.

Ai gjithashtu, e kualifikoi Seshansin si “mendje juridike nga klasi botëror, i cili ka prestigj të madh midis juristëve akademikë”.