Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme e solli Vendimin për përcaktimin e masave afatshkurtra për uljen e ndotjes së ajrit ambiental në rajonin e Shkupit, përcjell Fol.

Me këtë vendim vendoset transport falas i udhëtarëve në linjën e autobusit numër 25 (Qendra transportuese – Vodno e Mesme) ndërsa vendosen edhe linja provë falas 25 A (Auto Makedonia – Vodno e Mesme) dhe 25 B (Tregu i luleve – Vodno e Mesme) gjatë fundjavës (e shtunë dhe e diel) dhe për festat shtetërore.

Me vendimin parashikohet edhe parkim falas në garazhin me kate “Makedonska Falanga” dhe parkingun “Shtëpia e shtypit” për qytetarët të cilët kanë për qëllim ta vizitojnë park-pyllin Vodno duke ecur në këmbë apo duke e shfrytëzuar transportin falas të linjës së autobusit nr.25 si dhe për linjat provë nr.25 A dhe 25.B gjatë fundjavës (e shtunë dhe e diel) dhe për festat shtetërore.

Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme të dytë miratoi më shumë vendime mes të cilave Vendimin për formim të Komisionit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, Vendimin për dhënien e pëlqimit për Programin për shfrytëzimin e autorizuar të shërbimeve të parkimit në parkingjet publike dhe në sipërfaqet publike dedikuar për parkim me të cilat udhëheq NP “Parkingjet e qytetit” – Shkup prej personat me nevoja të posaçme për vitin 2018, si dhe vendimin për formim të shtabit të qytetit për mbrojtje dhe shpëtim të Qytetit të Shkupit. /Fol/